Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit para takimit në ShBA, Berisha: Nuk do merret vesh kurrë arsyeja

Aktuale

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit para takimit në ShBA, Berisha: Nuk do merret vesh kurrë arsyeja

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:36
Sali Berisha

Në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se arsyeja se pse Gjykata Speciale e Hagës publikoi aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit 3 ditë para takimit në Uashington do të mbetet enigmë. Por Berisha thotë se se ka dy faktorë politikë që mund të kenë ndikuar në vendimin e Gjykatës.

Sali Berisha: Takimi u anulua sepse prokurori i Gjykatës Speciale të Hagës komunikoi në mënyrë të pazakontë në shkelje të rregullave, aktakuzën e përgatitur prej tij për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Në këëto kushte Thaçi nuk mund të paraqitej në tryezë pasi mbi të rëndonte barra që është krejtësisht i pafajshëm derisa të verifikohet nga gjykata. Por sërish perceptimi është tmerrësisht i papërshtatshëm nuk shkuan. Samiti u shty. Unë e kam të vështirë të pranoj që Richard Grenell të punojë kundër Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat