Ndalohen tubimet e më shumë se 50 personave, Qeveria merr masa të reja kundër Koronavirusit

Aktuale

Ndalohen tubimet e më shumë se 50 personave, Qeveria merr masa të reja kundër Koronavirusit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:04
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme qeveritare ka marrë vendim për ashpërsim të masave në parandalim të pandemisë Covid-19. Tash e tutje, çdo institucion publik e privat do të mbyllet nëse ka raste pozitive, ndërkaq bartja e maskave me vendim qeveritar është bërë obliguese për qytetarët.

Në arsyetimin e tij për marrjen e këtyre masave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë të domosdoshme për parandalimin e Covid 19.

Zemaj: Të mbyllen institucionet publike e private nëse ka raste pozitive

“Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia. Përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin. 1.2 të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive. 1.3 për personat që ka pas kontakt personi me Covid 19 pozitiv të zbatohen protokollet në fuqi. 1.4 kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhet të ketë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Këto janë gjitha masat që ka marrë qeveria Hoti:

Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.

Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.

Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).

Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.

Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Bartja e maskave të jetë obligative.

Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.

Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.

Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)

Ndalim i vizitave te familjarëve te pacientëve në institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).

Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.

Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.

Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.

Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)

Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do përcjellin gjendjen dhe nëse rendohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve.

***

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar disa masa të reja të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.

Në të hyn edhe ndalimi i grumbullimeve në hapësira të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 50 persona.

Disa nga masat e miratuara i gjeni më poshtë, teksa të plota ato pritet të publikohen më vonë:

Reduktimi i punonjësve në administratë, dhe puna e tyre nga shtëpia.

Të mbyllen zyrat në institucione private dhe publike, ku ka pasur raste pozitive me COVID-19.

Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi. Ato këshillohen për monitorim, dhe këshillohen për kujdes nëse shfaqin simptomë.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse.

Në mënyrë strikte të respektohet distanca, maska dhe dezinfektimi.

Inspektoratet të zbatojnë ligjet kundër përhapjes së sëmundejeve ngjitëse.

Bartja e maskave të jetë obligative.

Punonjësit dhe palët në institucione të mbajnë maskë.

Kontroll rigoroz e bartjes së maskave.

Bartja e obliguar e maskave në taksi, transport publik, nga punonjësit dhe udhëtarët.

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit.

Kontroll rigoroz në institucione shëndetësore.

Ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

Marketet, furrat, dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska.

Nëse rëndohet situata do të rikthehen masat rigoroze të kërkuara nga OBSH.

Qeveria merr vendim për ceremonitë mortore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, ka marrë disa vendime, në mesin e të cilave, ishte edhe ajo që ceremonitë mortore, të mund të përcillen vetëm nga familjarët e afërt.

Këtë vendim e propozuar para Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, kjo pas rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

Zemaj tutje ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se do të ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona në çfarëdo niveli.

Qeveria Hoti merr vendim – s'ka dasma nga 1 korriku

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19.

Në mbledhjen e sotme nuk është përmendur që do të lejohen dasmat, ndonëse ishte paralajmëruar që me 1 korrik do të nisin.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Ai theksoi se me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në vend, kjo çështje as nuk do të duhej të diskutohej.

“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha ai.

Qeveria e bën obligative bartjen e maskave për qytetarët e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka propozuar një sërë vendimesh të reja për parandalimin e përhapjes së Covidit-19.

Ndër to, ishte edhe bartja obligative e maskave.

Ky propozimvendim i Zemajt u miratua nga Qeveria e Kosovës.

Ashpërsohen masat kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ashpërsim të masave në parandalim të pandemisë Covid 19.

Në vendim të ekzekutivit thuhet se institucionet private duhet të mbyllen në rast se ka raste pozitiv me Covid-19.

Derisa kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetëizolohen për 14 ditë.

“Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial, të mbyllen zyrat apo institucionet private ku ka raste pozitive. Kontaktet duhet të vetëizolohen në shtëpi për 14 ditë. Bartja e maskave të jetë obligative”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Rekomandimet tjera:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punëonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të famikjarëve te personat

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

Komunat të aktivizojne shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e ploeqve

Disa prej masave që propozoi ministri i Shëndetesisë.

Pas shuarjes së Ministrisë, Qeveria Hoti krijon Agjenci për Integrime

Qeveria e Kosovës sot gjatë mbledhjes së radhës ka prezantuar propozim-vendim për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka prezantuar propozimin që strukturat e Ministrisë së Integrimit Evropian të zhvendosen në Zyrën e Kryeministrit dhe të krijohet agjencia për integrim evropian.

“Në mënyrë që të mos mbeten strukturat e ish-Ministrisë së Integrimit Evropian të pasistemuara marrë parasysh rëndësinë e integrimit evropian dhe vazhdimit të përmbushjes së obligimeve në kuadër zbatimit të marrëveshjes së stabilizim-asociimit është propozuar që të zhvendosen strukturat organizative përkohësisht nga ish-ministria e integrimit evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi obligohet Zyra e Kryeministrit që të fillojë procedurën e hartimit të koncept-dokumentit për themelimin e agjencisë për integrim evropian dhe pas kalimit të procedurave dhe hartimin e projektligjit për themelimin e agjencisë për integrim evropian”, ka thënë Selmanaj.

Ky propozim-vendim u votua me shumicë votash nga anëtarët e qeverisë së Kosovës.

Themelohet Këshilli i Ekspertëve të Kosovës për dialog me Serbinë

Është themeluar Këshilli i ekspertëve për dialog me Serbinë.

Pro tij kanë votuar të gjithë anëtarët e kabinetit Qeverisës.

Ky Këshill e këshillon qeverinë për temat që do të diskutohen në dialog.

Në krye të tij, do të jetë një kordinator shtetëror për dialog, të cilin e emëron Kryeministri.

Qeveria Hoti deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka folur për aktakuzën e Speciales për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Para ministrave, kryeministri Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet”, tha ai.

Ai ka thënë se e vlerësojnë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar të Gjykatës.

“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për  prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti.

Hoti: Dialogu nuk ka alternativë, unë do ta kryesoj

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës, ku kryeministri Avdullah Hoti me të nisur mbledhjen foli për propozim-aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, e gjithashtu për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Paga.

Për dialogun ka thënë se nuk ka alternativë tjetër dhe se Kosova është e gatshme ta rinisë. Gjithashtu, ka thënë se ai do të udhëhiqet nga kryeministri.

Hoti për njoftimin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, tha se “Institucionet e Kosovës kanë treguar dhe po tregojnë maturi në trajtimin e kësaj çështje”.

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet. Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e përgatitur për këtë proces. Është bërë një punë e madhe në qeveritë e kaluara që gati është duke u sistemuar”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu ka shtuar se “Tani jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion shtetëror për këtë proces sigurisht të kryesuar nga kryeministri”.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu mori vendim që të themelojë këshillin e ekspertëve për dialog me Serbinë.

“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministri. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit”, tha Hoti.

Sa i përket vendimit për shpalljen të pavlefshme të Ligjit për Paga, Hoti tha se “Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave të adresimit të vërejtjeve të GJK dhe ta procedojmë në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat