Ambasadori britanik bën thirrje për luftim të korrupsionit, tregon mënyrën si mund të bëhet kjo

Aktuale

Ambasadori britanik bën thirrje për luftim të korrupsionit, tregon mënyrën si mund të bëhet kjo

Nga: G.B Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:00
Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është partner i fortë i Kosovës dhe se korrupsioni duhet luftuar çdo ditë dhe në plan afatgjatë, sepse nuk mund të luftohet për një ditë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin është kur profesionistët në fushat e tyre dhe njerëzit me integritet vendosin të aplikojnë për poste të larta dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në drejtimin e institucioneve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi me Kryetaren e Kuvendit Vjosa R. Osmani, për vazhdimin e projektit tonë për rekrutimet. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i fortë për Kosovën në ndërtimin e institucioneve llogaridhënëse dhe transparente. Siç thashë në ceremoninë e nënshkrimit, ju nuk mund ta luftoni korrupsionin vetëm për një ditë ose një javë, ju duhet ta luftoni atë çdo ditë, në planin afatgjatë dhe përgjithmonë. Mënyra më e mirë për ta luftuar korrupsionin është kur profesionistët në fushat e tyre dhe njerëzit me integritet vendosin të aplikojnë për poste të larta dhe të kontribuojnë me njohuritë e tyre në drejtimin e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat