Haradinaj: 4 korriku është bërë festë edhe e për shqiptarët

Aktuale

Haradinaj: 4 korriku është bërë festë edhe e për shqiptarët

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:43
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 244 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë

Ai ka shkruar në Facebook se SHBA sot feston ditën e fitores.

“Nën udhëheqjen e presidentit Xhorxh Uashington, pas luftës së gjatë e me shumë sakrifica, u lind shteti që sot ka armatën dhe ekonominë më të fuqishme në glob, për shkak se të tillë e ka edhe demokracinë. Për atë edhe quhet Toka e të Lirëve. Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat