Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan paralajmëron futjen e PDK-së në Qeverinë Hoti, ka disa fjalë për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan paralajmëron futjen e PDK-së në Qeverinë Hoti, ka disa fjalë për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn

Nga: N. H Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:22
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ai ka folur rreth mundësisë së hyrjes së PDK-së së Kadri Veselit në Qeverinë e re.

Maralusha fillimisht shprehet skeptik, pasi që sipas tij, me hyrjen e PDK-së, nuk do të ndryshojë asgjë në skenën politike të Kosovës.

“Tash e dimë se kush janë 40 hajnat, por kush do të jetë Ali Baba: Ali Baba do të zgjidhet prej këtyre 4 alibabave: Hashim Thaçi; Isa Mustafa, Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj”, ka shkruar ai.

Muharrem Maralusha thekson se Kosova dhe populli ka nevojë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

“Ali Baba dhe 40 hajnat”. Ky do të jetë bilanci në qoftë se PDK-ja e Thaçit i bashkohet qeverisë së Hotit. D.m.th, asgjë nuk do të ndryshon në skenën politike kosovare.

Tash e dimë se kush janë 40 hajnat, por kush do të jetë Ali Baba: Ali Baba do të zgjidhet prej këtyre 4 alibabave: Hashim Thaçi; Isa Mustafa, Ramush Haradinaj apo Fatmir Limaj.

Unë nuk jam duke ëndërruar, por populli është mërzitur me këta 4 alibaba dhe 40 hajnat e tyre.

Kosova dhe populli ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat