Qeveria obligon Ministrinë e Shëndetësisë që t’i rris kapacitetet për trajtimin e rasteve me COVID-19

Aktuale

Qeveria obligon Ministrinë e Shëndetësisë që t’i rris kapacitetet për trajtimin e rasteve me COVID-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:39
Qeveria Hoti

Qeveria Hoti ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID-19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

Në vendim përfshihet riorganizimi i klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë po ashtu edhe në spitalet rajonale, si dhe krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.

Po ashtu në këtë funksion sipas vendimit obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat