Viktima nga Podujeva që vdiq nga COVID-19, ishte pjesë e UÇK-së

Aktuale

Viktima nga Podujeva që vdiq nga COVID-19, ishte pjesë e UÇK-së

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:46
Sheqir Osmani

Ka vdekur një tjetër person, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.

Ndërsa, media mëson se Osmani ishte luftëtar i UÇK-së dhe rrjedh nga një familje atdhetare e përkushtuar ndaj lirisë dhe atdheut.

Komuniteti e njihte si një përkrahës të madh të PDK-së dhe si një njeri solidar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat