Ka vdekur edhe një grua nga koronavirusi në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se gruaja ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Viktima kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Ka vdekur sot në orët e pasdites. Ka pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ka qenë me probleme jashtëzakonisht të mëdha shëndetësore. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpi”, ka thënë Topalli.
Viktima ishte e moshës 84-vjeçare.