Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të lumtur që dialogu Kosovë-Serbi po fillon përsëri

Aktuale

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të lumtur që dialogu Kosovë-Serbi po fillon përsëri

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:06
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është shprehur i kënaqur për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një bisede telefonike ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla me ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas ka shkruar Zyra për punë të jashtme e Gjermanisë, duke thënë se janë të lumtur që dialogu po fillon përsëri.

Më tej thuhet se Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian.

“Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian. Prandaj, ne jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë po fillon përsëri”.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar sot për bisedën telefonike me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qëndrimi parimor i Gjermanisë ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Qëndrimi parimor i shtetit Gjerman ishte vendimtarë në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Shpreh mirënjohje të thellë Heiko Maas dhe Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partner kredibil në rrugëtimin euroatlantik. Liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka shkruar Maas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat