Zëvendëskryeministri Selmanaj pas takimit me Macron: Franca dhe BE mbeten partnerë të rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Zëvendëskryeministri Selmanaj pas takimit me Macron: Franca dhe BE mbeten partnerë të rëndësishëm për Kosovën

Nga: N. H Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:38
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka folur pas takimit të delegacionit të Kosovës, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Selmanaj pas takimit thotë se ishte nder vërtetë i veçantë që së bashku me Kryeministrin Hoti takuan Presidentin Macron.

Selmaj thotë se Franca dhe BE mbeten partnerë të rëndësishëm në procesin e dialogut dhe konsolidimin demokratik.

Ja shkrimi tij:

Nder vërtetë i veçantë që së bashku me Kryeministrin Hoti të takojmë Presidentin Macron. Diskutime inkurajuese me theks të veçantë mbi qëllimet tona të përbashkëta euro-integruese.

Franca dhe BE mbeten partnerë të rëndësishëm në procesin e dialogut dhe konsolidimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat