Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës (Drejtpërdrejt)

Aktuale

Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës (Drejtpërdrejt)

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:09

(E plotësuar) - Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Megjithatë, derisa deputetët po mbanin një minutë heshtje, nga salla e Kuvendit kanë dalë deputetët e Listës Srpska.

Për këtë ka reaguar edhe deputeja e LVV’së, Saranda Bogujevci.

Fotografi kur Lista Srpska del nga salla

Image
Image

 

 mban 1 minutë heshtje në përvjetorin e masakres së Srebrenicës

Deputeti Rasim Demiri në seancën e Kuvendit, ka propozuar një minut heshtje për viktimat e Masakrës së Srebrenicës.

Pas propozimit të deputetit Rasim Demiri, deputetët janë ngritur në këmbë për të nderuar viktimat me një minut heshtje.

Pas heshtjes 1 minutëshe, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë “Lavdi për të gjitha viktimat e shtetit gjenocidal serb”.

Nesër shënohet 25 vjetori i masakrës së Srebrenicës, më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

***

Po vazhdon seanca e Kuvendit.

***

Në pamundësi për të vazhduar seancën dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur dhe këtë të premte. Me shtatë pika në rend të ditës, të zgjedhurit e popullit pritet përmes votës të zgjidhin një sërë çështjes.

Në zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOST) u zbatua barazia gjinore e paraparë në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Pasi në kuti të ndara deputetët po votojnë për të dy gjinitë që të sigurohet prezenca e grave në këtë bord.

Kjo nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u cilësua si ditë progresi për Kosovën.

Kusari Lila: Sot është një moment që vlen të theksohet si një moment progresi për Kosovën

“Sot do të votohet me lista të ndara për t’u garantuar barazia gjinore në një ndërmarrje shoqëri aksionare në Kosovë, Kost. Ajo që duhet theksuar për secilin prej nesh, e veçanti grave që duhet të rikujtojmë secilit obligimin që e kemi për vajzat dhe gratë që janë jashtë kësaj salle. Qytetarëve të Kosovës që e kanë të drejtën për t’u përfaqësuar dhe zgjedhur. Sot është një moment që vlen të theksohet si një moment progresi për Kosovën… sot i kemi dy kuti të ndara për të siguruar që gratë janë të përfaqësuar në bord të një ndërmarrje për shoqëri aksionare”, tha ajo.

Kandidatët që po synojnë të jenë në bordin e KOSTT janë: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Doburna-Mehmeti, Saramda-Sadriu-Mehemti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Xhelosh Vataj, Ajrina Gashi, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti.

Kuvendi vazhdon seancën

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00.

Në rend dite janë 7 pika, përfshirë shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2020.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e

Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat