Çfarë po ndodhë mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit? Ky detaj zbulon se kryetarja e Kuvendit nuk do të jetë më pjesë e LDK-së!?

Aktuale

Çfarë po ndodhë mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit? Ky detaj zbulon se kryetarja e Kuvendit nuk do të jetë më pjesë e LDK-së!?

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:51
Vjosa Osmani

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj mbrëmë në seancën e mbajtur i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas kësaj ngjarje e qoi në polici bashkëpartiakun e saj, deputetin Xhavit Ukaj.

Një gjë të tillë e bëri të ditur vet Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

“Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani.

Por, ky veprim i Osmanit, duket se nuk i ka pëlqyer asnjërit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Postimi i saj edhe pse është pëlqyer nga më shumë se 29 mijë persona, dhe është komentuar më shumë se 3200 herë, në këta numra nuk bënë pjesë asnjë prej zyrtarëve të LDK-së, përveç Haxhi Avdylit.

Zyrtarët e LDK-së si duket nuk e kanë parë të nevojshme, ta bashkëndiejnë këtë moment me Osmanin.

Ndryshe, raportet mes Osmanit dhe LDK-së tash e saj muaj nuk duken të mira. Ajo javë më parë u shkarkua nga pozita e saj si nënkryetare e partisë.

Ja postimi i saj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat