Aheng familjar në Gjakovë, intervenon policia

Aktuale

Aheng familjar në Gjakovë, intervenon policia

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Pas pranimit të informatës për grumbullimin e disa qytetarëve në një restorant në Gjakovë, policia dhe inspektorët komunal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një aheng familjar me rreth 130 pjesëmarrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 10:15, njofton policia në raportin 24 orësh.

Pjesëmarrësit janë shpërndarë nga patrullat policore, ndërsa është arrestuar pronari i restorantit dhe më pas është intervistuar në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat