Thaçi sot në Hagë, Haradinaj thotë se e vlerëson atë

Aktuale

Thaçi sot në Hagë, Haradinaj thotë se e vlerëson atë

Nga: E.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:12
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka shkruar se e vlerëson lartë gatishmërimë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Haradinaj, ka thënë se shqiptarët kanë bërë lufë të pastër dhe të drejtë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, shkruan “Bota Sot”.

Për fund, Haradinaj ka shkruar se nuk egziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjeken e një populli për të jetuar të lirë.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t'i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t'i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t'i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t'i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat