Rishikimi i buxhetit/ Deputeti i VV-së: Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë - Bota Sot
Rishikimi i buxhetit/ Deputeti i VV-së: Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë

Aktuale

Rishikimi i buxhetit/ Deputeti i VV-së: Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:41
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Hekuran Murati, në fjalën e tij në seancën për votimin e rishikimit të buxhetit të Kosovës, ka deklaruar se ky buxhet nuk do të jetë ndihmë për qyetarët.

Ai ka akuzuar partitë në pushtet duke i quajtur hipokrit të gjithë ata që e kanë akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesat e Pakos Emergjente.

Tutje, Murati për rishikimin e buxhetit ka thënë se parat të cilat do ti marrin qytetarët janë rreth 30 milionë euro.

"Këta po kërkojnë që ne si Kuvend me i autorizu që mi shpenzu mbi 300 milionë euro pa treguar se ku do ti qojnë pjesën tjetër. Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë euro qaq sa i kanë pa 20 vitet e fundit", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat