Deputetja e VV-së: Deputetët e LDK-së testohen pa simptoma, qytetarët nuk testohen edhe me simptoma - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Deputetët e LDK-së testohen pa simptoma, qytetarët nuk testohen edhe me simptoma

Aktuale

Deputetja e VV-së: Deputetët e LDK-së testohen pa simptoma, qytetarët nuk testohen edhe me simptoma

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:38
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar sërish ndaj ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili u ka thënë deputetëve të VV-së se duhet të bëjnë testin për Covid, pasi në sy u vërehen simptomat.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deputetë e zyrtarë të LDK-së, po testohen pa simptoma bashkë me familje, ndërsa qytetarët nuk testohen edhe pse kanë simptoma, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Ministri jurist Zezaj tha pse po i ikni nga testimi shkoni bëni teste. Deputetë e zyrtarë të LDKsë me familjet e tyre testohen me e pa simptoma. Por, shumë qytetarë me simptoma mbesin pa u testuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat