Avokati i njohur: Thaçi është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

Aktuale

Avokati i njohur: Thaçi është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 00:15
Hashim Thaçi

Avokati Arianit Koci ka thënë se intervistimi për disa ditë me radhë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë është procedurë normale dhe se sigurisht presidenti ka vendosur të mos mbrohet në heshtje. Koci thotë se presidenti është dashur të jetë më transparent rreth ftesës për shkak të pozitës që ai mban.

“Për faktin që është thirrur në cilësinë e presidentit, atij i është dashur të tregohet më transparent. Po të ishte qytetarë i rëndomtë nuk do të kishte rëndësi. Por si president është dashur të jetë më transparent”, thotë ai.

Ai thotë se Thaçi me shumë gjasë është thirrur për intervistim nga Specialja për aktakuzën e cila u bë publike, e jo si dëshmitar për ndonjë çështje tjetër.

“Për shkak që po zgjatë deri në ditën e katërt intervistimi, sigurisht është dashur të jetë ftuar për të sqaruar për aktakuzën që është bërë publike. Aty ngriten çështje të cilat janë në interes të prokurorisë dhe aty Thaçi i zbulon të gjitha pikat që janë të ngritura”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat