Reagon Mustafa për protestën kundër ndërtimit të xhamisë, ka një kërkesë për Shpend Ahmetin

Aktuale

Reagon Mustafa për protestën kundër ndërtimit të xhamisë, ka një kërkesë për Shpend Ahmetin

Nga: M.H Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:10
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me protestën e cila po zhvillohet kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.

Mustafa shprehët që do të duhej që të krenohemi për këtë ndërtim të xhamisë pasiqë jemi 95 përqidn muslimanë, transmeton “Bota sot”.

Më tej, Mustafa thotë që e inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Postimi i plotë

Miq të nderuar
Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë....
Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më tëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.
E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat