Veseli: Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës

Aktuale

Veseli: Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës

Nga: E.R Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:24
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Ai ka thënë se Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t'i ndjekin ritet e tyre.

Veseli tha se në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Kombi ynë shqiptar, është i veçantë, se në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.

Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi, përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme tek shqiptarët.

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t'i ndjekin ritet e tyre.

Në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.

Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë.

Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shetin dhe të mirën e popullit tonë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat