Reagon edhe nënkryetarja e VV-së, ka një pyetje për Hotin

Aktuale

Reagon edhe nënkryetarja e VV-së, ka një pyetje për Hotin

Nga: M.H Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:11
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar në lidhje me testin e kryer nga kryeministri i vendit.

Kollçaku shprehët e revoltuar duke thënë që kryeministri është testuar pa nevojë sepse rregullat janë që në momentin që kanë simptoma të hyjnë në procedurë të testimit duke vazhduar të I thotë, pse nuk e bëtë kryeministër, transmeton “Bota sot”.

Më tej Kollçaku thotë që gjendja në vend, sa i përket COVID-19 është alarmante, si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme në menaxhim të epidemisë-pandemisë COVID-19, duke i uruar në fund shërim të shpejt Hotit.
 

Postimi i plotë

Një gjë e keni bërë të qartë tash e sa vite, që asnjë shkronjë e ligjeve ne fuqi e as vendimeve të marra karshi qytetarëve, nuk vlen për ju.
Ju gjithnjë ishit mbi ligjin dhe mbi institucionet, të paprekshëm, pa pasoja juridike për çdo veprim joligjor që ndërmorët ndër vite, pa përjashtim.
Kështu po silleni edhe tani, në kohë pandemie. Gjoba për qytetarët, masa të ndryshme jo efektive që i ndryshoni në baza ditore, por si zakonisht që nuk ju prekin juve personalisht.
Testoheni me nevojë dhe pa nevojë, edhe pse rregullat janë përcaktuar qartë. Testohen vetëm ata që kanë simptoma. PIKË. Ata që kanë simptoma dhe hyjnë në procedurë të testimit, vetizolohen. Pse nuk e bëtë Kryeministër??
Pse, edhe pse besoj pa qëllim, u bëtë shpërndarës i virusit, sepse siç u vërtetua rezultuat si pozitiv?
Tash më është e qartë se ju nuk jeni as i pari, e si duket as zyrtari i lartë i fundit, që bëtë një gjë të tillë.
A do duhej që qytetarët të ndjekin shembullin tuaj?? Për çfarë shërbejnë atëherë rregullat, vendimet, gjobat??
Gjendja në vend, sa i përket COVID-19 është alarmante, si rezultat i dështimeve të njëpasnjëshme në menaxhim të epidemisë-pandemisë COVID-19.
DËSHTUAT!
Në emër të rimëkëmbjes ekonomike po shkatërroni edhe ekonominë, por para së gjithash rrezikoni jetët e njrëzve të këtij vendi. Është koha që të shkoni. Erdhët pa zgjedhje, do ta keni shansin që të shkoni në mënyrë legjitime, përmes procesit të rregullt zgjedhor, atje ku e keni vendin, në opozitë për një kohë të gjatë.
p.s
Shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat