Deputeti i VV-së: Dorëheqja e Hotit do të ishte e shëndetshme për të dhe qytetarët

Aktuale

Deputeti i VV-së: Dorëheqja e Hotit do të ishte e shëndetshme për të dhe qytetarët

Nga: A.Zh Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:13
Eman Rrahmani

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës, pasi ky i fundit është ankuar për kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Avdullah Hoti.

Rrahmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Hoti nga Koronavirus, por ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte e shëndetshme për të dhe qytetarët, përcjell Bota sot.

Në shkrimin e tij, deputeti i VV-së e ka quajtur “hipokrit” Mustafën, duke thënë se ai ka shkarkuar qeverinë Kurti, që sipas tij, ishte shembull në botë për menaxhimin e luftës kundër pandemisë.

Postimi i plotë i Rrahmanit në Facebook:

Hipokrizia e Isa Mustafës!

Shkarkon qeverinë Kurti në mes të pandemisë, qeveria e cila ishte shembull në botë për menaxhim të pandemisë COVID-19. Sot Isa Mustafa qenka ankuar për kërkesën për dorëheqje të Avdullah Hotit.

Isa Mustafa bashkë me Avdullah Hotin, sollën qeverinë KOTI, e cila është bërë rrezik për shëndetin e qytetarëve, është bërë rrezik për mbijetesën ekonomike, është bërë rrezik për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Nuk është në të mirë të vendit të kemi këtë qeverisje e këtë qeveri. Shkarkimi apo dorëheqja e kësaj qeverie sot është me nevojshme se kurrë. Nuk mundë të mbesin në duar të Listës Serbe edhe përkundër që kjo qeveri është e varur nga secila vote e listës serbe.

E kam thënë dje, dhe prapë po e përsërisë, i dëshiroj shërim të shpejt z. Hoti dhe secilit qytetar të Republikës. Por dorëheqja e tij është e shëndetshme për të dhe për secilin qytetar e mbi të gjitha është e dobishme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat