​Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Aktuale

​Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:12
Foto nga takimi

Projekti shumëvjeçar për ndërtimin e Tetarit të Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” u bë temë diskutimi në takimin që pati ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi.

Të dy këta u koordinuan që ta shtyjnë përpara këtë projekt, për çka, ministri Kuqi e ka quajtur fatkeqësi se ende diskutohet për këtë projekt.

“Është fatkeqësi që deri tash ende diskutohet për këtë projekt, kur tashmë është dashur ta gëzojmë objektin e përfunduar të teatrit e operës dhe baletit. Sa i përket Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, gjithçka që është e mundur do të bëhet. Shpresojmë që t’i japim rrugë të ndërtimit njëherë e mirë këtij projekti të rëndësishëm për kulturën e vendit", ka thënë Kuçi, teksa ka përgëzuar ministren Dumoshi që këtë projekt e ka vënë si synim kryesor.

Kuçi, poashtu njoftoi Dumoshin edhe për lokalitetet arkeologjike në Suharekë e që kanë nevojë për vëmendje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat