Reagon Hyseni për takimin me Pomepon: Një takim i tillë nuk është kërkuar kurrë

Aktuale

Reagon Hyseni për takimin me Pomepon: Një takim i tillë nuk është kërkuar kurrë

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:18
Skender Hyseni

Në media ka qarkulluar lajmi se koordiantori për dialog, Skender Hyseni është refuzuar për takim nga Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo.

Ai ka reaguar ndaj këtij lajmi duke e hedhur poshtë dhe duke e qujatur spekulim dhe të pavërtetë.

Ai sqaron se, një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej

Postimi në Facebook:

Për hirë të sqarimit!!!

Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim 'imagjinar' i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!

E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se "Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog" kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja "pritet një taki i tillë".

Pra, është për t'u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme.

S.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat