Gashi: Reagimi i Mustafës ndaj Kusari-Lilës është skandaloz, s’është dashur një zonje t’ia kthejë ashtu

Aktuale

Gashi: Reagimi i Mustafës ndaj Kusari-Lilës është skandaloz, s’është dashur një zonje t’ia kthejë ashtu

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:28
Kusari-Lila dhe Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka reaguar ndaj deklaratës së deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se duhet të shkarkohet kryeministri Avdullah Hoti, sepse sipas saj nuk është izoluar pasi është testuar për COVID-19.

Këtë deklaratë të Mustafës. juristi Tomë Gashi e ka quajtur skandaloz, pasi sipas tij, kreu i LDK-së nuk është dashur t’ia kthejë në atë mënyrë Kusari – Lilës.

“Është skandaloze për Mustafën sepse pa marë parasysh sa i ka dhimbsur postimi, nuk është dashur që një zonje t’ia kthejë në mënyrë të tillë”, ka thënë Gashi.

“Një gjuhë e tillë është shokante  t’i përgjigjet me terma ofendues. Ai ka kritika edhe ndaj vetpartiakëve të tij që nuk kanë reaguar. Gjuha politike është adekuate me mentalitetin e popullit që e kemi në Kosovë dhe Shqipëri”, është shprehur Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat