Veç Ibër Lepencin, LDK kap edhe Hidroregjionin Jugor, aktivisten e partisë e bën kryesuese të bordit

Aktuale

Veç Ibër Lepencin, LDK kap edhe Hidroregjionin Jugor, aktivisten e partisë e bën kryesuese të bordit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:22
LDK

Qeveria Hoti gjatë kësaj të hëne ka shkarkuar bordet e katër ndërmarrjeve publike, të cilat ishin emëruar nga Qeveira e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

E në bordet e reja, Qeveria Hoti është kujdesur që me poste t’i shpërblej aktivistët e partisë.

Veç Ibër Lepencit ku drejtoreshë e ka bërë aktivisten Afërdita Llumnica, edhe një aktiviste tjetër është emëruar në një post edhe më të rëndësishëm.

Zambeze Guraziu është emëruar në postin e Kryesueses së Bordit të KRU Hidroregjionit Jugor në Prizren.

Kujtojmë që disa herë edhe nga ambasadorët e Kuintit është bërë thirrje për mospolitizim të ndërmarrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat