Fjalosje e kacafytje mes dy drejtorëve në Postë, po mbahen në Polici

Aktuale

Fjalosje e kacafytje mes dy drejtorëve në Postë, po mbahen në Polici

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:24
Ilustrim

Posta e Kosovës, përmes një e-maili zyrtar për media, ka bërë të ditur se dy drejtorë të menaxhmentit të ndërmarrjes sot janë fjalosur dhe kacafytur mes vete. Me rastin po merren Policia e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuara media, 

Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes. 

Për këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë. 

Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat