Rrëzimi i qeverisë Hoti, Rexhep Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit

Aktuale

Rrëzimi i qeverisë Hoti, Rexhep Selimi kërkon votat e deputetëve për mocionin e mosbesimit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:14
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregulltë plenare.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka kërkuar përkrahjen e deputetëve për mocionin e mosbesimit të inicuar nga partia e tij.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur menaxhimin e dobët sipas tij të pandemisë, dhe shifrat e larta të vdekjeve dhe të të infektuarve, të cilat ai i quajti shifra lufte.

“Si pasojë e mosmenaxhimit të situatës, COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit. Statistikat janë statistika lufte. Njerëzit po vdesin edhe pse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria. Spitalet tashmë nuk mund t’i pranojnë të infektuarit. Shumica edhe mund të jeni  në anën e të infektuarve. Kriza tashmë ka metafizuar në shumë dimensione. Ndoshta nuk keni kohë të merreni me pandeminë, sepse shumë pazare duhet t’i mbani në ekuilibër”, ka thënë ai.

“ Që kur erdhët në objektin e qeverisë e deri sot, ju e sollët situatën në rekorde të zeza. Ju thamë në mars se po gaboni, ju gabuat me qëllim. Ju gabuat me dashje, prandaj kjo ua shton barrën  dhe peshën e përgjegjësisë. VV ka hapur një shteg për të dalur nga kjo situatë, është mocioni i mosbesimit. Prandaj ftoj deputetët që të kalojnë nëpër këtë shteg dhe t’i japin përkrahje këtij mocioni të mosbesimit”, tha Selimi.

***

Kuvendi  i Kosovës po mbanë sot seancë plenare.

Në këtë seancë ka dështuar të votohet rezoluta e Vetëvendosjes për pandeminë e koronavirusit.

E njëjta mori vetëm 25 vota për, dhe e njëjta pikë shtyhet në mungesë të kuorumit.

Votat e mjaftueshme nuk mori as rezoluta e PDK-së për menaxhimin e pandemisë.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm 20 deputetë.

E njëjta shtyhet në të njëjtën formë si ajo e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat