Ramiz Lladrovci pasi u infektua me COVID-19 është shtrirë në spital

Aktuale

Ramiz Lladrovci pasi u infektua me COVID-19 është shtrirë në spital

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:38
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditë më parë lajmëroi që është i infektuar me COVID-19.

Tash gazeta  ka mësuar që Lladrovci edhe është shtrirë në spital.

Për të konfirmuar këtë gjë edhe për të mësuar për gjendjen e tij shëndetësore, ka kontaktuar me zëdhënësin e komunës Bekim Dobra.

I njëjti ka thënë që është në pushim, megjithatë ka qenë në dijeni për një kërkesë që ai të shtrihet në spital, por që nuk ka informata më shumë.

Ndërsa më pas gazeta ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiun, i cili i ka konfirmuar gazetës se ka më shumë se dy ditë që Lladrovci është shtrirë në spital.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë që gjendja e Lladrovcit është e mirë e stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat