“Paralajmëron” nënkryetarja e VV-së: Këto ditë do të shohim sa larg mund të shkojnë zyrtarët e LDK-së

Aktuale

“Paralajmëron” nënkryetarja e VV-së: Këto ditë do të shohim sa larg mund të shkojnë zyrtarët e LDK-së

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:50
Fatmire Kollçaku-Mulhaxha

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha ka thënë se keto ditë do të shihet se deri ku mund të arrijnë zyrtarët e LDK-së në braktisje të kauzave dhe të programit të tyre qeverisës.

Kollçaku ka thënë se LDK-ja ka mos pajtueshmëri të thellë jo vetëm me partitë te bashkëqeverisjes por edhe me PDK-në të cilën mund ta përfshijnë në koalicion në mënyrë që të mbajnë pushtetin.

“Duke qenë se kanë mospajtueshmëri të thella ideologjike dhe programore edhe me subjektet që i kanë në koalicion, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, parti të cilën eventualisht do të kishin mundësi ta përfshinin në koalicion qeverisës apo në pazare si kompensim për mirëmbajtje të pushtetit, këto ditë do të shihet qartë edhe sa larg ka mundësi të shkojnë zyrtarët e lartë të LDK-së në braktisje të kauzave, programit politik dhe qeverisës”” ka thënë Kollcaku.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka nisur procedurën  mbledhjes së nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë Hoti përmes mocionit të mosbesimit dhe për këtë ka kërkuar edhe mbështetjen e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat