U infektua me koronavirus, por çfarë e gëzoi sot Donika Kadaj-Bujupin - Bota Sot
U infektua me koronavirus, por çfarë e gëzoi sot Donika Kadaj-Bujupin

Aktuale

U infektua me koronavirus, por çfarë e gëzoi sot Donika Kadaj-Bujupin

Nga: A. J Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:56
Donika Kadaj-Bujujpi

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi e cila se fundmi ka rezultuar pozitive me koronavirus ka reaguar sot përmes një postimi në facebook. Ajo i është gëzuar tej mase heqjes se pagesës për qytetarë në hyrjen e QKUK-së.

Donika Kadaj-Bujujpi ka shkruar se para disa ditësh i kërkova Qeverisë që në kuadër të lehtësimit të masave ndaj qytetarëve të hiqen edhe pagesat për parking në oborrin e QKUK-së.

Postimi i plotë:

Rampa që e ndante parkingun e spitalit nga qytetarët qenka hequr sot!

 

Para disa ditësh i kërkova Qeverisë që në kuadër të lehtësimit të masave ndaj qytetarëve të hiqen edhe pagesat për parking në oborrin e QKUK-së.

 

Shumë mirë që rampa qenka hequr. Ajo rampë është gabim të kthehet edhe pas pandemisë, sepse parkingu është publik dhe shëndetsia është nevojë esenciale.

Shpresoj që sa më parë të vazhdohet edhe me shpërndarjen e maskave falas për të gjithë qytetarët e vendit e që ishte kerkesa ime e dytë për Qeverinë në seancen në fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat