Ish-komandanti i KFOR-it vije në Kosovë, Dreshaj e quan si mik të shtetësisë tonë

Aktuale

Ish-komandanti i KFOR-it vije në Kosovë, Dreshaj e quan si mik të shtetësisë tonë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler po qëndron në Kosovë.

Zëvndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka mirëpritur rikthimin e gjeneralit përsëri në Kosovë, por tashmë me një mision miqësor.

Bashkë me zëvëndësminitrin e Punëve të Jashtme, Bühler ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni.

Gjenerali i famshëm gjerman do të mbahet mend për misionin e tij profesional në Kosovë.

“Pata nderin e kënaqësinë që me gjeneralin gjerman, Erhard Bühler të takojmë ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni.

Me siguri se secili nga ne do ta mbajm mend misionin fisnik e profesional të gjeneralit Bühler në Kosovë si kryekomandant i trupës ndërkombëtare në Kosovë.

Vizita e zotit Bühler në Kosovë është e respekt e nder, ngase po dëshmon se përveç misionit profesional, Kosova për gjeneralin e madh është edhe lidhje shpirtërore” shkruan Dreshaj në njoftim.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat