Qytetarët e Kosovës i kundërpërgjigjen xhandarmërisë serbe, hyjnë në territorin e Serbisë duke bërë shqiponjën - Bota Sot
Qytetarët e Kosovës i kundërpërgjigjen xhandarmërisë serbe, hyjnë në territorin e Serbisë duke bërë shqiponjën

Aktuale

Qytetarët e Kosovës i kundërpërgjigjen xhandarmërisë serbe, hyjnë në territorin e Serbisë duke bërë shqiponjën

Nga: M.H Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:51
Karaçevë

Hyrja e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës ka ngjallur reagime dhe frikë tek qytetarët e vendit duke u ndjer të pasigurt dhe të pambrojtur nga policia e Kosovës.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme zona e Karaçevës është vizituar nga disa liderë të ndryshëm kjo nuk ndryshoi faktin që xhandarmëria serbe parakaloi para shtëpive të shqiptarëve.

Mirëpo kjo nuk ndaloi disa qytetarë të qytetit të Podujevës të vizitojnë vendin ku edhe ishin prezentë ushtarët serbë, shkruan “Bota sot”.

Në një video të publikuar shihen disa qytetar teksa kalojnë në kufirin "Kosovë-Serbi" në fshatin Karaçavë të Kamenicës dhe hyjnë në fshatin Muhoc të Bujanocit, "si kundërpërgjigje".

Në këto pamje qytetarët shihen teksa bëjnë shqiponjen pa frikën se gjenden në territorin serbë.

Për më shumë videoja mëposhtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat