PDK në qeverinë Hoti, Anton Quni: Është diskutuar në kryesi të LDK-së

Aktuale

PDK në qeverinë Hoti, Anton Quni: Është diskutuar në kryesi të LDK-së

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:26
Anton Quni

Anton Quni, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për herë të parë për mundësinë e Partisë Demokratike të Kosovës që t’i bashkohet Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Quni ka thënë se kjo temë është diskutuar brenda kryesisë së LDK-së, dhe se shumë shpejt do të marrin një vendim për këtë.

“Kjo është çështje që është trajtuar brenda LDK-së, kemi diskutuar për të gjitha vështirësitë, për opsionet e ndryshme si mundet proceset politike të sfidohen veçmas pas akuzave nga Gjykata Speciale për autoritetet e larta të UÇK-së, që duhet të japin përgjegjësi”, ka deklaruar Quni.

Ministri i Mbrojtjes, ndonëse nuk e bën të ditur se cila do të ishte vota e tij nëse një kërkesë e tillë shkon në kryesinë e LDK-së, nuk e ka mohuar këtë bashkëpunim në këtë fazë politike.

“Natyrisht se ne të gjithë anëtarët e kryesisë së LDK-së, e kemi pas lirinë të shprehim vlerësimet dhe mendimet që si të tejkalohet kjo situatë natyrisht duke qenë edhe korrekt me përgjegjësin që e kemi marr si parti dhe korrekt ndajë votueseve. Janë shumë faktorë që mund të ndikojnë është temë që do të diskutohet edhe në të ardhëm por, ne fund duhet të vijmë në një vendim që të jetë sa më i artikuluar, por natyrisht duke e ruajtur unitetin si LDK, dhe unë i përmbahen kodit të brendshëm brenda LDK-së, unë do ti shfrytëzojë të gjitha”, ka thënë për arbresh Quni.

Koalicioni i fundit nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ishte nënshkruar në dhjetor të 2014’ës.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar se  Partia Demokratike e Kosovës  do të bëhet pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.

“Ka tema që duhet të diskutohen brenda koalicionit. Në parim jemi duke punuar në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, me prioritetet që ka vendi. Nuk shoh arsye për zgjerimin e koalicionit”, ishte deklarata e shefit të ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat