Quni komenton deklaratën e Mustafës që i quajti “struca” ministrat dhe këshilltarët e qeverisë

Aktuale

Quni komenton deklaratën e Mustafës që i quajti “struca” ministrat dhe këshilltarët e qeverisë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:16
Isa Mustafa dhe Anton Quni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë ka reaguar ndaj një postimi të deputetes, Mimoza Kusari-Lila, që kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, pasi u infektua me Covoid-19.

Kritikat Mustafa i bëri ndaj njerëzve të partisë së tij duke i akuzuar për heshtje ndaj deklaratave të Mimoza Kusarit.

“Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka përmendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë”, ishte reagimi i tij.

E, për këtë reagim anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni thotë se ishte reagim i nxitur.

Quni ka deklaruar se nuk duhet të abuzohet me shëndetin e askujt dhe ka kërkuar që të jenë të matur në shprehje.

“Ne jemi në një situatë që duhet me qenë të matur më fjalorin dhe shprehjet tona askush nuk duhet t’i gëzohet kur një personalitet apo qytetarë kalon në këto situata shqetësime që i shkakton pandemia. Ne në këso raste duhet të jemi shumë solidarë njëri me tjetrin nuk është më çështja  vetëm e një partie ose ideologji, të gjithë duhet të jemi të shqetësuar. Nëse në këto rrethana abuzon dikush me autoritetin e kryeministrit, deputetit, ministrit ose kujtdo qoftë është e natyrshme që e nxitë kryetarin e një partie i cili është përgjegjës edhe për bashkëpunëtorët e tij të jep deklarata me të cilat e merr në mbrojtje një autoritet të një partie politike”, ka thënë Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat