Çmimet për testin për Covid-19, reagon Labinot Tahiri: E dhimbshme, biznes me Covid, nëpër botë testet janë pa pagesë - Bota Sot
Çmimet për testin për Covid-19, reagon Labinot Tahiri: E dhimbshme, biznes me Covid, nëpër botë testet janë pa pagesë

Aktuale

Çmimet për testin për Covid-19, reagon Labinot Tahiri: E dhimbshme, biznes me Covid, nëpër botë testet janë pa pagesë

Nga: G.B Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:29
Labinot Tahiri

Këngëtari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar pas lajmit për licencimin e laboratorëve për testin për Covid-19, ku çmimet do të jenë 50 euro për të, ndërsa 20 testet serologjike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur kishte thënë se çmimet nuk do të jenë të përballueshme, disa i kanë thënë të mos bëjë panik, derisa këtë e ka quajtur të dhimbshme, përcjell Bota sot.

Tahiri ka thënë se në Gjermani e nëpër botë testi është falas.

Ai ka shtuar se janë duke na e stërlodhur jetën dhe se për këtë i vjen keq.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të dashur, qysh tash Covidi biznes me u bë?
A ju thash se çmimet kështu do ti keni dhe nuk do t'i përballoni, e disa thoshin mos bëj panik.

Nga sot mijëra qytetarë do të paguajnë testin nga 20€ deri në 50€ për person, është shumë e dhimbshme more njerëz ku sytë dikush nuk është ka mundet me i hapë!!

Në Gjermani testi falas e nëpër botë, sa e pyeta motrën time, çudi e madhe me e rëndua kaq shumë këtë popullatë.

Plus maska me pare, duke mos ua siguruar qeveria qysh po mundeni me durua kështu?!!

Nuk e di çka ju them, vetëm që po i shoh ditët që jeta e juaj do të vie ku deri në palcë janë duke ua stërlodhur jetën.

Më vjen keq!

Zoti ju ndihmoftë.

Labi-FKSH.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat