Edhe AKR-ja del me një propozim për President, ja kush është ai

Aktuale

Edhe AKR-ja del me një propozim për President, ja kush është ai

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:36
AKR

Pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për postin e Presidentit, kanë reaguar nga AKR-ja.

Nënkryetari i AKR, Fatmir Matoshi thotë se, kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli është Presidenti që i duhet Kosovës, duke renditur disa nga arsyet që sipas tij e bëjnë të denjë për të parin e vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, e cilëson Pacollin si presidenti më i mirë për Kosovën.

Sipas ti, Pacolli i ka miqtë dhe njohjet e mira në botë, duke shtuar se është treguar unifikues i skenës politike gjatë karrierës së tij politike.

Lexojeni postimi i plotë:

Behgjet Pacolli, Presidenti që i duhet Kosovës

Marsi i vitit që vjen është koha kur Kosova duhet ta zgjedh Presidentin e ri. Tanimë kanë filluar edhe të shfaqen ambiciet e para dhe të përmenden kandidatët e mundshëm për pozitën e të parit të shtetit.

Kosova tani ka nevojë për bashkim e unitet të plotë.

Behgjet Pacolli padyshim do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën. Ai i ka miqtë dhe njohjet më të mira në botë, është treguar unifikues i skenës politike gjatë gjithë karrierës së tij, ka një potencial intelektual e material për ti dhënë krah zhvillimit ekonomik në vend, është treguar bashkëpunues me të gjithë, është kosovari më humanist dhe ka ndihmuar me dhjetëra miliona euro në shëndetësi, shkolla e mirëqenie të familjeve kosovare.

Këto dhe shumë cilësi tjera që ka z. Pacolli e bëjnë atë padyshim kandidatin më të mirë nga të gjithë.

Një ndryshim kushtetues do ta bënte të mundur zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, nëse kjo ndodh Behgjet Pacolli padyshim do të zgjidhej President i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat