Takimi i shtatorit në Uashington, vjen reagimi nga Hashim Thaçi

Aktuale

Takimi i shtatorit në Uashington, vjen reagimi nga Hashim Thaçi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pasi që SHBA-të caktuan një takim të dytë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret takimin në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, 

Tutje, presidenti ka shtuar se Kosova është falënderuese për përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.

 

“Mirëpres takimin e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi falënderues për përkushtimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar presidenti.

Kujtojmë se presidenti Thaçi planifikohej që të merrte pjesë në takimin e parë që do mbahej më 27 qershor në Uashington, por që pas publikimit të aktakuzës nga Specialja, i njëjti u anulua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat