Diplomati shqiptar: Ja gabimi diplomatik i Kosovës që po bën në dialogun me Serbinë

Aktuale

Diplomati shqiptar: Ja gabimi diplomatik i Kosovës që po bën në dialogun me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:53
Shaban Murati

Diplomati shqiptar, Shaban Murati ka gjetur një gabim diplomatik që po bën Kosova në dialogun me Serbinë.

Murati përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Kosova në dialogun me Serbinë nuk duhej të ulet në tavolinë me Marko Gjuriqin, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.

Murati shton se Kosova mund të ulet me çdo ministër serb, por kurrsesi me Gjuriqin.

Postimi i plotë:

Një gabim diplomatik i Kosovës

Kosova po bën gabim të rëndë diplomatik, duke pranuar të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë në Bruksel me përfaqësuesin serb të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, sepse ligjëron statusin e saj si krahinë, që po bisedon me governatorin e caktuar serb të Kosovës. Ajo mund të ulet me çdo ministër të qeverisë serbe për bisedime në Bruksel, por kurrsesi me një përfaqësues të “Zyrës” provokative koloniale serbe për Kosovën. Kjo nuk është vetëm simbolikë, por mbrojtje e shtetësisë së Kosovës.

Për reciprocitet qeveria e Kosovës prej kohësh duhet të kishte krijuar në kabinetin e saj "Zyrën e territoreve shqiptare në Serbi".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat