Mbi 13 mijë persona kaluan pikën kufitare në Vërmicë

Aktuale

Mbi 13 mijë persona kaluan pikën kufitare në Vërmicë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:35
Vërmicë

Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vërmicë ka qenë më i ngarkuar, megjithatë nuk ka pasur pritje të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dalë 13,275 persona, kurse kanë hyrë 7,702.

“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dalë nga RKS, përmes PKK Vermicë me datë 14.08.2020 janë: totali i kontrolluar i automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa, totali i kontrolluar i pasagjerëve (personave) në hyrje na qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, thuhet në shkresën e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se kosovarët po frekuentojnë me të madhe bregdetin shqiptar kjo pasi Shqipëria nuk e kërkon testin për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat