“Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet me Thaçin president”, ja kush e thotë

Aktuale

“Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet me Thaçin president”, ja kush e thotë

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:14
Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar dr. Enver Bytyçi, thotë se Kosova nuk mund të mbijetojë me Hashim Thaçin president.

Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Bytyçi pohon se, as Shqipëria nuk mund të bashkëjetojë me Ramën kryeministër.

Sipas tij, të dy këta liderë, si Rama ashtu edhe Thaçi duhet të dalin jashtë politikës.

“Shqipëria ose Edi Rama! Kosova ose Hashim Thaçi! Duhet kuptuar se Shqipëria nuk mund të bashkëjetojë me Ramën kryeministër dhe Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet me Thaçin president!

Të dy duhet të dalin jashtë politikës!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat