Kurti refuzoi shqiptaro-amerikanët, deputeti që jetoi në SHBA, i quan argatë të Thaçit, Hotit e Grenellit

Aktuale

Kurti refuzoi shqiptaro-amerikanët, deputeti që jetoi në SHBA, i quan argatë të Thaçit, Hotit e Grenellit

Nga: A.Zh Më: 22 gusht 2020 Në ora: 10:20
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka mirëpritur vendimin e ish-kryeministrit Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar ftesën për të shkuar në Amerikë, ftesë kjo e bërë nga një grup i shqiptarëve atje, para takimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Basha ka thënë se disa nga njerëzit që e organizuan këtë takim, janë të “skrupullt”, duke i quajtur ata “argatë” të Hashim Thaçit, Avdullah Hotit e Richard Grenellit, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se shqiptaro-amerikanët mund të organizojnë platformë ku diskutojnë me “Presidentin dhe marionetën e tij se kur do të ndalojë pazaret me kriminelë për të instaluar qeverisje kukullash që tjetërsojnë vullnetin e sovranit”.

Sipas tij, ekipi dialogues i Kosovës nuk ka as platformë, e as legjitimitet.

Reagimi i Bashës në Facebook:

Disa bashkëatdhetarë në SHBA kanë ftuar Albinin që të merr pjesë në një platformë të përbashkët për të diskutuar para bisedimeve në Ëashington, dhe e mirëprita vendimin e Albinit që të MOS merr pjesë.

Aty fillimisht ka disa njerëz t’paskrupullt që kanë bërë këtë organizim duke u fshehur pas shumë njerëzve të mirë, duke dashur që të bëjnë platformë për të legjitimuar Thaçin dhe marionetën e tij Hoti, që si tuxhar e kanë edhe Grenellin në këtë ‘diskutim.’

Si paska nevojë konsultim mërgata me një President të paskrupullt që rrëzon qeveri e bën pazare me deputet kriminel për të instaluar një marionetë si Hoti?

Prej kur mërgata jonë paska nevojë për diskutim me udhëheqës që ia kanë tjetërsu vullnetin e popullit brenda, por edhe jashtë, pra edhe vet mërgatës që votoi me 6 tetor?

Prej kur shqiptaro-amerikanët diskutojnë dhe legjitimojnë Grenellin, i cili ishte i përfshim direkt në rrëzimin e qeverisë më të mirë që kishte Kosova?

Kush na qenkan ata që organizojnë një platformë ku Thaçi e Hoti vinë t’lajmërohen sa për sy e faqe, vetëm për ta shitur në publik se morëm “dritën e gjelbër” për bisedime nga mërgata shqiptaro-amerikane? Dhe tani kërkojnë që me t’njejtën platformë ta përfshijnë edhe Albinin, ku pastaj kukullat me kriminelë na thonë se u ‘konsultuan’ me mërgatën dhe gjithë spektrin politik.

Mërgata mund të jetë apolitike, por jo indiferente ndaj marrëzive që ndodhin në vendin e tyre, sepse pjesa më e madhe e dinë saktë çka ka ndodh dhe kush janë këta që kërkojnë t’i legjitimojnë.

Pra, të gjithë pjesëmarrësit e dinë mirë që këta që po shkojnë të bisedojnë nuk kanë as platformë, e as fucking legjitimitet. Këta nuk e kanë as përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, e as të Kuvendit të këtij vendi.

Mërgata ka shpenzuar miliona euro për të ardh në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe pagesat marramendëse përmes postës, dhe nëse ka shqiptaro-amerikanë që vërtet shqetësohen për zhvillimet e vendit, atëherë mund të organizojnë platformë ku diskutojnë me Presidentin dhe marionetën e tij se kur do të ndaloj pazaret me kriminel për të instalu qeverisje kukullash që tjetërsojnë vullnetin e sovranit. Shqiptaro-amerikanët, por edhe krejt bota e di se Kosova nuk e ka problemin kryesor Serbinë, por krimin, korrupsionin e hajninë.

Prandaj, organizimi është komplet irelevant dhe është bërë nga disa argatë që kërkojnë me legjitimu në bisedime Thaçin me marionetën e tij Hoti, por edhe me ia ndihmu tuxharit Grenell dhuratën e zgjedhjeve që po e pret tash e sa kohë. Shumica e tyre kanë qëllimin e mirë, por që kanë ra pre e këtyre argatëve, dhe rrjedhimisht ju bëj ftesë publike të mos marrin pjesë të legjitimojnë një proces të montuar me njerëz jolegjitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat