Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Aktuale

Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 23:14
Kuvendi i Kosovës

Senaca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër.

Sipas njoftimit të tyre, seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat