Trump i tha jo Vuҫiҫit, ja për ҫfarë po insiston tash në dialogun e Brukselit

Aktuale

Trump i tha jo Vuҫiҫit, ja për ҫfarë po insiston tash në dialogun e Brukselit

Nga: H.O. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:29
Pamje nga takimi i Washingtonit

Opinionisti dhe profesori, Binak Maxharraj në një prononcim të tij për gazetën ‘Bota sot’, thotë se Serbia është mësuar nga pala e Kosovës që të lëshoj pe në dialog. Sipas Maxharraj ishte Presidenti Thaҫi ai i cili nuk vuri kurfarë kushtet, duke mos e kushtëzuar as me kërkim falje për masakra dhe dëme lufte.

Ndërkaq sipas tij, Serbia ishte e gatshme për ta vënë Kosovën në kurthe.

“Serbia është mësuar nga lëshimet e palës shqiptare në dialog me Kosovën, sepse gjatë gjithë procesit të dialogut Kosova në krye me Hashim Thaçin nuk i vëri kurrfarë kushtesh anipse kishte për çfarë ta kushtëzoi, bile nuk e kushtëzoi as me kërkim falje e le më për masakrat dhe dëmet e luftës që do ta qiste Serbinë në dy gjunjë por e lëshoi Serbinë të merr primatin në dialog çfarë edhe po e shfrytëzon shumë mirë deri me tani. Kurse nga ana tjetër Serbia gjithmonë ishte e gatshme të vë kurthe për Kosovën si brenda dhe jashtë saj duke ia mshelë shtigjet në të gjitha anët”, vlerëson Maxharraj.

Maxharraj thotë më tutje se Serbia e patë ndërprerë dialogun për dy vite për shkak të taksës e cila u rrit 100% në mallrat serbe që hynin në Kosovë, çka është plotësisht e drejtë e çdo shteti që të vë taksa për ta mbrojtë ekonominë e vetë. Si shembull Amerika dhe Kina u këputën duke i vu taksa njëra tjetrës.

“Siç dihet taksa u hoq nën presionin e ambasadorit Grenell padrejtësishtë duke i bërë presion të paparë qeverisë Kurti që ta heq taksën derisa e rrëxoj me ndihmën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Nga ana tjetër ambasadori Grenell tregohen i matur dhe nuk kërkonte asgjë nga Serbia bile nuk donte me ndi as kur Grenell kërkoi që të ndalen ç’njohet. Thjeshtë ai u injorua, nuk u përfill nga Serbia. Por sidoqoftë taksa e patë bërë efektin e vetë e cila gati për dy vitet e bllokoi Serbinë. Serbia për këtë e ndërpreu dialogun njëanshëm, e alarmoi botën për taksën dhe ndërpreu dialogun deisa i erdhi në ndihmë Grenell si mik i Serbisë që edhe ia hoqi taksën bile edhe reciprocitetin”, thotë Maxharraj për ‘Bota sot’.

Profesori thotë se Serbia nuk është e kënaqur as kësaj radhe me dialogun. Andaj duke parë se ka dështuar mundimi i saj për të ndarë Kosovën, Serbia po insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhe posa filloi dialogu në këtë vit, Serbia përsëri nuk është e kënaqur me dialogun. Duke e parë se e ka humbur rrugën në sokak për shkak të nacionalizmit euforik të Serbisë ndaj shqiptarëve nuk guxon jo ta njoh Kosovën por as ta përmend.  Kjo më së miri u pa në Shtëpinë e Bradhë, kur Vuçiq i tha jo Trumpit nuk e njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe pikë. Por tashti në kohët e fundit veç kur ka filluar dialogu dhe kur Serbia e ka të qartë se është djegë karta e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës i ka hyp hylmyqes tjetër për të nxjerrë atë çka mundet në dialogun me Kosovën. Sot ajo në dialogun me Lajçak insistoi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”, thekson ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat