Edhe Vjosa Osmani e pranishme në ceremoninë ku Presidenti dekoroi Grenellin

Aktuale

Edhe Vjosa Osmani e pranishme në ceremoninë ku Presidenti dekoroi Grenellin

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në dekorimin e të dërguarit Special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaci ka dekoruar Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave për arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Ndërkohë Osmani, së bashku me të gjithë liderët tjerë të Ksoovës, ishte e pranishme në pranimin e medaljes nga Grenell.

Kujtojmë që Osmani dhe Grenell kanë pasur disa polemika në rrjetin social Twitter. Grenell kishte thënë për Osmanin që të mos merrej me simbolizma pasi që ato “nuk paguajnë qeranë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat