"Mund të më arrestojnë, unë nuk ju përgjigjem vullnetarisht"

Aktuale

"Mund të më arrestojnë, unë nuk ju përgjigjem vullnetarisht"

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:32
Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet Speciales, derisa shton se krerët e veteranëve janë arrestuar kundërligjshëm.

Ai thotë se nuk e di nëse do ta arrestojnë, mirëpo shton se nuk i përgjigjet Speciales, të cilën e ka quajtur pa mandat.

“Ne nuk e dimë çka mund të më ndodhë, nuk i përgjigjem kësaj gjykate sepse nuk ka mandat. Mund të më arrestojnë, unë nuk ju përgjigjem vullnetarisht”, ka thënë ai.

Klinaku ka përsëritur se është thirrur nga Specialja, mirëpo tha se nuk flet me ta në asnjë gjuhë tjetër pos shqipes.

“Më kanë thirrë nga Specialja, unë ju kam thënë që vi por nuk flas, dua të flas vetëm gjuhën e nënës. Nuk e mora vesh se unë nuk flas përvec gjuhës shqipe. Për momentin jam me shoqëri duke pirë kafe”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat