Mediat serbe: Luftë me revolverë, ja si u vra pronari i ‘Selo Tours’ pranë shtëpisë së tij

Aktuale

Mediat serbe: Luftë me revolverë, ja si u vra pronari i ‘Selo Tours’ pranë shtëpisë së tij

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 23:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediumi serb “Kurir” është duke raportuar se sonte në Novi Pazar është zhvilluar një luftë me revolver ku si pasojë e saj është vrarë shqiptari nga Kosova Selajdin Janjeva, pronari i kompanisë “Selo Tours”.

Sipas këtij mediumi Janjeva u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen Jlija në Novi Pazar.

Pas të shtënave atentori është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai u qëllua me armë dhe u plagos në njërin këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Seljatin.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, vrasjes i parapriu një grindje e ashpër dhe një përleshje gjatë së cilës sulmuesi përdori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të viktimës që vdiq në vend, shkruan “Blic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat