Suspendohet zyrtari policor që kujdesej për sigurinë në AUV

Aktuale

Suspendohet zyrtari policor që kujdesej për sigurinë në AUV

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:21
AUV

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës, për rastin e vjedhjes në objektin e AUV-it, ku sipas marrëveshjes së përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë.

Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

Zyrtari policor, tashmë i suspenduar, që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat