Prokuroria Speciale deklarohet për ekspertët e Lozanës që qëndruan në Kosovë për rastin Dehari

Aktuale

Prokuroria Speciale deklarohet për ekspertët e Lozanës që qëndruan në Kosovë për rastin Dehari

Nga: G.B Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:14
Astrit Dehari

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve, e enjte dhe premte, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”, ku kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka njoftuar se ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës, përcjell Bota sot.

Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se ​gjatë dy ditëve, 22.10.2020 dhe 23.10.2020, në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.

Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat