Dje në Kosovë janë konfirmuar 166 raste të reja me koronavirus.
Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 17 mijë e 757 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 86 mijë e 98 mostra.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 55 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62.
Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 621 numrin e viktimave.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 5 mijë e 692 raste, 82 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.