Tafa: I ndjeri Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Aktuale

Tafa: I ndjeri Agon Musliu ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:55
Laureta Tafa e cila ka qenë pjesë e ekipit vullnetar që kanë pranuar Musliun në karantinë,

Në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9”, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ekipa vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me vdekjen e Agon Musliu në karantinë. Ky ekip ishte i pranishëm më 2 maj në ditën kur u pranua i ndjeri në qendrën karantinë.

Laureta Tafa e cila ka qenë pjesë e ekipit vullnetar që kanë pranuar Musliun në karantinë, ka thënë se i ndjeri ka deklaruar se nuk ka ndonjë sëmundje apo nuk ka folur lidhur me shqetësimet e tij.

Ajo tha se vetëm te ekipi mjekësor i IKSHP-së ka deklaruar se para se të shkonte në Gjermani ka pasur telashe me mëlqinë, por që ka thënë se tashmë nuk ka asnjë shqetësim.

Mimoza Kusari Lila, kryetare e këtij Komisioni u interesua të di se a ka përmendi Agon Musliu se ka ndonjë dëshmi apo dokument që tregon për gjendjen shëndetësore të Agon Musliut, qoftë edhe për telashet me veshkat.

Tafa tha se ai nuk ka përmendur ndonjë dokument, pasi që të gjithë janë pyetur nëse kanë ndonjë dëshmi apo dokument që vërteton gjendjen e tyre shëndetësore.

Edhe Gent Jakupi i cili ishte vullnetar në ditën kritike te Agon Musliut tha se kontakti që kishte me të ndjerin ishte kërkimi i numrit të letërnjoftimit të cilin Musliu e kishte ditur përmendësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat